Horoskopi

Mërkuri ndalon lëvizjen retrogradë dhe shkon tek Peshqit– si do të ndikojë kjo për disa nga shenjat e horoskopit?

Pas një periudhe të gjatë tensioni dhe keqkuptimesh që zgjati nga 16 marsi deri më 8 prill, planeti i komunikimit, Mërkuri, ka përfunduar lëvizjen e tij retrograde dhe ka kaluar në një rrugë të drejtë në shenjën e Peshqve. Ky ndryshim pritet të sjellë një valë lehtësimi dhe qartësie, veçanërisht për disa shenja të zodiakut.

Gjatë fazës së tij retrograde, shumë persona u përballën me situata të paqarta, vendimmarrje të vështira dhe kthime të padëshiruara në të kaluarën. Por tashmë që Merkuri ka rifilluar rrugëtimin e tij normal, energjitë pritet të harmonizohen dhe shumë çështje të mbetura pezull mund të marrin drejtimin e duhur.

Sipas astrologëve të “Astrology.gr”, disa prej shenjave që do të ndiejnë më shumë përmirësim janë:

Peshqit që do të ndihen më të qetë emocionalisht dhe më të sigurt në mendimet e tyre. Më pas Virgjëresha dhe Binjakët që do të rikthejnë qartësinë mendore dhe strukturën në jetën e përditshme.

Shigjetari që do të përfitojë nga kthjelltësia në vendime personale dhe profesionale. Duke vazhduar me Akrepin dhe Luanin, që do të përmirësojnë ndjeshëm mënyrën e komunikimit dhe marrëdhëniet ndërpersonale.

Ujori do të ndiejë përmirësime në aspektin financiar dhe social.

Kjo është një periudhë e përshtatshme për të ecur përpara, për të shprehur mendimet me qartësi dhe për të rivendosur ekuilibrin në fusha të ndryshme të jetës.

Me Mërkurin jashtë retrogradës, është momenti ideal për të reflektuar me qetësi dhe për të vepruar me vendosmëri.