Gossip Showbiz

Merr zarf të zi nga Vëllai i Madh, si ka reaguar Gjesti?

Pas marrjes së Zarfit të Zi, Gjesti ka reaguar duke shpjeguar arsyet e veprimit të tij dhe duke kërkuar falje për shkeljen e rregullave. Në një deklaratë të sinqertë, ai ka shprehur emocionet e tij, duke theksuar se po kalonte një moment të vështirë. Ai ka shtuar:

Jam duke mbajtur një ngarkesë të madhe, dy persona brenda që s’po ma kupton kërkush. E di që kam thyer rregulla, i kërkoj falje Vëllait të Madh dhe gjithë publikut që mund të jetë shqetësuar për gjendjen time, po mirë jam. Pata një moment të vështirë!

Ky reagim ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, ku fansat e “Big Brother VIP” kanë shprehur mbështetje, por edhe kritika për veprimin e tij. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Vëllai i Madh pas këtij incidenti.