Celebrities Gossip Showbiz

Mes dashurisë dhe dramës familjare… Brooklyn Beckham feston përvjetorin me Nicola!

Brooklyn Beckham ka festuar përvjetorin e katërt të martesës me bashkëshorten e tij Nicola Peltz Beckham, duke ndarë momente romantike me ndjekësit në rrjetet sociale.

Për këtë ditë të veçantë, Brooklyn publikoi një foto me buqeta elegante trëndafilash të bardhë që ia dhuroi Nicolës, të shoqëruara me një mesazh të ndjerë:

Gëzuar 4-vjetorin, zemër… kemi kaluar kaq shumë së bashku dhe sot jemi më të fortë se kurrë. Ti je shoqja ime më e mirë

Çifti mori gjithashtu një surprizë të bukur nga prindërit e Nicolës, Nelson Peltz dhe Claudia Heffner Peltz, të cilët u dërguan lule me një kartolinë plot dashuri dhe urime.

Në një intervistë të fundit, Nicola ka treguar se familja e saj e konsideron Brooklyn si një djalë të dytë, duke nënvizuar marrëdhënien e ngushtë që ai ka krijuar me ta.

Megjithatë, në kontrast me këtë, raportet e Brooklyn me prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, vazhdojnë të jenë të tensionuara.

Ai ka folur më herët publikisht për përplasjet familjare, duke deklaruar se ka zgjedhur të mbrojë veten dhe të tregojë versionin e tij të së vërtetës.

Pavarësisht dramave familjare, Brooklyn dhe Nicola duket se janë më të bashkuar se kurrë, duke festuar dashurinë e tyre me një përvjetor plot emocione.