Së fundmi këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira u shfaq në eventin “Billboard Latin Women in Music 2023” dhe për ketë rast bukuroshja zgjodhi një fustan të zi të shkurtër, pa mëngë të stiluar nga David Koma, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët në projektet e saj muzikore. Shakira nuk kaloi në tapetin e kuq dhe as nuk pozoi para kamerave por e gjithë vëmendja ishte tek ajo kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin “Gruaja e Vitit” nga ylli tjetër i muzikës pop Maluma.
Fustani i zi i shkurtër, pa rripa dhe me lëkure në dekolte, kishte një stil rocker. Veshja kushtonte 960 dollarë dhe është gjithashtu pjesë e koleksionit Resort 2023 të stilistit. Shakira e kompletoi look-un e saj me një palë platforma Versace Salon Tempest, me një vlerë prej 1735 dollarësh. Edhe pse shumë e pëlqyen këtë look, kishte edhe nga ata që kritikuan veshjen e 46-vjeçares. “O Zot, kur do të vishet mirë kjo grua? Sa e bukur është dhe e veshur keq dhe gjithmonë e rregulluar keq”- ishte një nga kritikat.
View this post on Instagram
Rikujtojmë, se kënga e këngëtares “BZRP Music Sessions #53” theu rekorde shikueshmërie dhe do të studiohet në Universitetin e Castilla-La Mancha (UCLM). UCLM njoftoi së fundmi për një konferencë për të studiuar implikimet e ndarjes nga fusha të ndryshme të së drejtës, nga e drejta për privatësi, nderi dhe vetë imazhi tek e drejta ndërkombëtare. Lart e poshtë po qarkullojnë thashetheme se Shakira mund të ketë nisur një romancë me aktorin e njohur Tom Cruise. Një burim i brendshëm tha se 60 vjeçari është jashtëzakonisht i interesuar për këngëtaren kolumbiane dhe mes tyre ka shumë kimi.