Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për të evituar këtë krizë, që e quan serioze, jo vetëm politike, kushtetuese, institucionale, por tashmë edhe përfaqësimi. Presidenti Meta hodhi edhe hije dyshim për rolin e ndonjë ndërkombëtari, që sipas tij ka folur dhe mbajtur një qëndrim për situatën në vend. I pyetur për rrezikun e ndikimit rus në Shqipëri, presidenti mendon: “Jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë. Ne do donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e gjithë popullit të rajonit për t’u integruar në NATO, por nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si anglo amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës”, tha Meta.