Aktualitet

Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit Gaqo Çako

Kreu i shtetit Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako. “Nderi i Kombit tonë, mjeshtri i përsosur Gaqo Çako ka lënë gjurmë të pashlyeshme në interpretimet e operave si në skenat shqiptare edhe te ato botërore. Me ndarjen e tij nga jeta po le një boshllëk të madh artistik e shpirtëror ne trashëgiminë tonë artistike”, shkruan Meta në mesazhin e tij.