Miley Cyrus ka rrëfyer emocionet e saj pas propozimit surprizë nga partneri i saj, bateristi 27-vjeçar Max Morado. Lajmi për fejesën u konfirmua pasi çifti u shfaq në premierën e filmit “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles, ku vëmendjen e mori unaza e saj mbresëlënëse me diamant.
Në një intervistë për “Good Morning America”, këngëtarja 33-vjeçare tregoi se Morado i propozoi gjatë një udhëtimi në Azi, dhe ajo nuk e priste aspak.
Nuk është e lehtë të më surprizosh, sepse më pëlqen të kem gjithmonë kontrollin. Por këtë herë u dorëzova plotësisht. Isha shumë, shumë e befasuar!
-tha Cyrus me entuziazëm.
Ajo zbuloi se Max kishte zgjedhur me kujdes unazën e fejesës, një dizajn i personalizuar nga Jacquie Aiche, me diamante të vendosura në ar 14 karatësh.
Miley shtoi se partneri i saj ka qenë një ndikim shumë pozitiv në jetën e saj:
Është e qartë sa shumë jam rritur këto katër vite me Max-in pranë meje. Thjesht do të ëndërrosh sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kesh dikë që të thotë: ‘Ti mund ta bësh!’
Fejesa e çiftit ka sjellë reagime të shumta pozitive, me fansat që urojnë një kapitull të ri për këngëtaren pas viteve të stuhishme në jetën sentimentale.