Jeff Bezos thuhet se ka “lutur” partneren e tij Lauren Sanchez që t’i tregonte fustanin e nusërisë përpara dasmës, por ajo këmbënguli ta ruante surprizën deri në momentin e betimeve. Redaktorja e Vogue Italia, Laura Tortora, i tha revistës People se Sanchez refuzoi me vendosmëri ta thoshte fjalën “po” për këtë kërkesë të miliarderit, duke dashur të ruante një moment të veçantë në ditën e tyre. Ceremonia madhështore u mbajt të premten në ishullin romantik të San Giorgio Maggiore në Venecia, përpara rreth 200 të ftuarve të njohur. Fustani i bardhë me dantella dhe 180 kopsa mëndafshi, i punuar me porosi nga Dolce & Gabbana, u zbulua vetëm në momentin që Lauren eci në altar.
Ajo e kompletoi veshjen me bizhuteri të rafinuara dhe një kujtim simbolik nga fluturimi i saj me raketën e Blue Origin. Bezos ishte shumë i emocionuar për pamjen e Lauren-it dhe kërkoi disa herë ta shihte fustanin më herët, por kjo kërkesë e tij nuk u realizua. “Edhe pse u përpoq, Lauren nuk e theu traditën. Donte ta ruante emocionin për një moment të paharrueshëm”-shtoi ajo. Dasma e çiftit mblodhi një listë të jashtëzakonshme të të ftuarve.
Ndërkaq, gruaja më e rrezikshme në dasmën e dyshes Jeff Bezos dhe Lauren Snachez është Wendi Deng Murdoch, ish-partnerja 56-vjeçare e Rupert Murdoch. “Si ka guximin Lauren ta ftojë në dasmë”, pyesin shumë në mediat sociale duke marrë parasysh se kush është Wendy Deng. Wendy u pa duke flirtuar me Tom Brady, atletin profesionist dhe ish-bashkëshortin e Gisele Bundchen. Të dy patën një bisedë interesante. Wendy është 9 vjet më e madhe se Brady. Martesa midis Wendy Deng dhe Rupert Murdoch ishte skandaloze, por dallimet u kapërcyen dhe ajo madje e prezantoi ish-burrin e saj me gruan e tij të fundit.
Rupert Murdoch dhe bukuroshja ekzotike kineze Wendy Deng u martuan në vitin 1999 dhe kjo ishte martesa e tretë e biznesmenit të suksesshëm. Martesa e tyre ishte e mbushur me shumë polemika dhe skandale dhe zgjati për 14 vjet, derisa u pasua nga një divorc në vitin 2013. Shumë e akuzuan Wendy-n se kishte hyrë në një martesë për interes me 37-vjeçarin Murdoch dhe ky thashethem bazohej në natyrën e saj tepër ambicioze dhe të kaluarën e dashurisë të ngjyrosur nga lëvizje të shumta të kalkuluara mirë.