I pakënaqur me Macron, Ministri i Mjedisit në Francë dorëhiqet “live” në radio. Nicolas Hulot, një prej anëtarëve më popullorë të qeverisë “Macron”, me ikjen e tij i dha goditjen e parë të fortë kabinetit të kryeministrit Edouard Philippe, si dhe presidentit Emmanuel Macron. Hulot është ankuar për hapat e vegjël të hedhur përpara në raport me klimën dhe temat mjedisore gjatë 14 muajve të qeverisjes, pavarësisht përpjekjeve të tij.