Drejtësia është sektori ku qytetarët shqiptarë kanë drejtuar më tepër ankesa në këto 10 muaj jetë të platformës së bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”. Ministria e Drejtësisë i ka dhënë zgjidhje 4 mijë e 681 ankesave, më tepër se çdo institucion tjetër. Kryeministri Rama ka publikuar raportin 10 mujor të rezultateve, ku pas Ministrisë së Drejtësisë, vjen Kryeministria me 2 mijë e 701 raste ankesash të zgjidhura.