Gossip

Miqtë e Brooklyn Beckham reagojnë ashpër? “Akuzat ndaj Nicola Peltz janë seksiste dhe fyese”

Miqtë e Brooklyn Beckham kanë dalë publikisht në mbrojtje të tij dhe të bashkëshortes Nicola Peltz, duke hedhur poshtë pretendimet se aktorja “e kontrollon” atë.

Sipas tyre, këto akuza janë jo vetëm të pavërteta, por edhe thellësisht seksiste dhe denigruese.

Në zhvillimin më të fundit të përçarjes familjare mes Beckhamëve, burime pranë Brooklyn kanë deklaruar se ai është “plotësisht zot i vendimeve të tij” dhe se ideja se ai është një “peng” në martesë është ofenduese dhe e rrezikshme.

Ky narrativ është kaq i vjetër dhe misogjin. Është gjithmonë gruaja ajo që fajësohet për zgjedhjet e burrit. Brooklyn nuk e pranon aspak që gruaja e tij të sulmohet në këtë mënyrë

-ka thënë një burim për The Mirror.

Reagimi vjen pasi Daily Mail raportoi se marrëdhëniet mes Brooklyn dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, u përkeqësuan ndjeshëm verën e kaluar, deri në pikën kur ai u kërkoi atyre që çdo komunikim të bëhej vetëm përmes avokatëve të tij.

Sipas raportimeve, kjo lëvizje erdhi pas disa “informacionesh dashakeqe” që qarkulluan në media, ku Nicola Peltz përshkruhej si një grua manipuluese që “mban nën kontroll” bashkëshortin e saj.

Burime pranë çiftit theksojnë se nuk ka pasur asnjë proces ligjor mes palëve dhe se letra drejtuar prindërve ishte thjesht një kërkesë për kufizimin e komunikimit, jo një hap ligjor formal.

Thuhet se kjo situatë shpjegon edhe pse Brooklyn bllokoi prindërit dhe vëllezërit e motrën e tij Romeo, Cruz dhe Harper, në rrjetet sociale pak para Krishtlindjeve.

Ndërkohë, Nicola ka fshirë nga profili i saj çdo postim që lidhej me familjen Beckham, përfshirë edhe një urim shumë të përzemërt për ditëlindjen e Victoria Beckham, që dikur kishte shuar thashethemet për tensione mes tyre.

Megjithatë, burime të afërta me të dyja palët shprehen se ende ekziston shpresa që situata të qetësohet dhe marrëdhëniet familjare të rregullohen me kalimin e kohës.

Në mes të gjithë kësaj zhurme mediatike, një gjë mbetet e qartë për miqtë e Brooklyn: ai nuk është i manipuluar dhe as i kontrolluar, por një burrë që po mbron martesën dhe zgjedhjet e tij.