Raportet mes Beckham-ve dhe djalit të tyre të madh, Brooklyn, u përkeqësuan totalisht verën e kaluar, aq sa Brooklyn kërkoi që prindërit e tij t’i komunikonin vetëm përmes avokatëve.
Burime pranë familjes tregojnë se u shkëmbyen letra ligjore midis ekipit të tij dhe atij të prindërve, përkatësisht “Schillings” dhe “Harbottle & Lewis”.
Brooklyn kishte kërkuar që prindërit të mos kontaktonin direkt dhe të mos bëjnë deklarata për të në rrjetet sociale.
David u tha që të fliste me ta vetëm përmes Schillings. Kjo ishte mënyra e vetme për të komunikuar
-tha një burim pranë familjes.
Kjo lëvizje ligjore, edhe pse pa bazë juridike, duket se është bërë pas një serie “shumë të ashpra” komentesh dhe spekulimesh që Brooklyn perceptoi si sulme ndaj gruas së tij, Nicola Peltz Beckham, duke përfshirë sugjerimin se ai ishte një “peng” i kontrolluar nga ajo.
Si pasojë, Brooklyn vendosi të bllokonte jo vetëm prindërit, por edhe vëllezërit e tij, Romeo dhe Cruz, në Instagram vetëm pak para Krishtlindjeve, për të ruajtur qetësinë e tij dhe të bashkëshortes.
Burimet shprehen se çifti i ri shpesh shqetësohej nga postimet e familjes në rrjet, duke u zgjuar me ankth dhe duke menduar çfarë mund të ishte publikuar gjatë natës.
Do të ishte shumë më mirë për shpirtin e festave nëse Beckham-t do t’i lejonin të qetësoheshin për pak kohë
-tha një burim.
Qendra e tensionit janë bisedat dhe informacione që, sipas Brooklyn dhe Nicola-s, ishin orkestruar nga Beckham-t gjatë verës.
Nicola u ofendua kur Victoria premtoi të dizajnonte fustanin e saj të nusërisë, por nuk e realizoi.
Më pas, gjatë ditës së dasmës, shoku i familjes, Marc Anthony, e përshkroi Victoria-n si gruan më të bukur në sallë, gjë që theksoi tensionet e prindërve ndaj çiftit.
Pavarësisht përpjekjeve për të ndërtuar ura pajtimi, Brooklyn dhe Nicola nuk morën pjesë në festimet e 50-vjetorit të David Beckham verën e kaluar. Edhe në nëntor, Brooklyn nuk e përgëzoi të atin kur u nderua me titullin e nderit.
Sipas burimeve, “ndjenja e Team Brooklyn është që është e nevojshme një kërkim falje i sinqertë për të rilidhur marrëdhëniet”. Prindërit, të lënduar nga zbulimet dhe komente të vazhdueshme, duan të tërhiqen nga tensionet dhe të rindërtojnë marrëdhëniet me djalin e tyre.