Gossip

Krizë e thellë në familjen Beckham? Brooklyn u ndalon prindërve kontaktin, edhe pse ata kishin një kërkesë?

David dhe Victoria Beckham po përballen me një nga periudhat më të vështira familjare, pasi marrëdhënia me djalin e tyre të madh, Brooklyn, dhe bashkëshorten e tij Nicola Peltz, duket se ka arritur në një pikë kritike.

Sipas një burimi pranë familjes, çifti i famshëm ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të zbutur konfliktin, por Brooklyn dhe Nicola këmbëngulin që çdo komunikim të zhvillohet vetëm përmes një avokati.

Një burim i tha revistës People se David dhe Victoria “kanë kërkuar vazhdimisht të takohen dhe të flasin për të ecur përpara”, duke theksuar se për ish-futbollistin fëmijët janë prioritet absolut.

David i adhuron fëmijët e tij. Ata janë gjithçka për të

-tha burimi, duke iu referuar Brooklyn (26), Romeo (23), Cruz (20) dhe Harper (14).

Konflikti, sipas burimeve të shumta, ka nisur që në vitin 2022, në kohën e martesës së Brooklyn me Nicola Peltz, dhe lidhet me mosmarrëveshje rreth fustanit të nusërisë.
Megjithatë, pavarësisht tensioneve, Brooklyn dhe Nicola kanë qenë gjithmonë të ftuar në evente familjare, si private ashtu edhe publike, përfshirë edhe ceremoninë ku David Beckham u nderua me titullin kalorës nga Mbreti Charles më 4 nëntor për kontributin e tij në sport dhe punë humanitare.

Situata u përkeqësua më tej, kur media britanike The Sun raportoi se Brooklyn u kishte dërguar prindërve një njoftim ligjor, duke i informuar se mund të komunikonin me të vetëm përmes avokatit dhe se nuk duhej ta etiketonin në rrjetet sociale.

Thuhet se pas një ndërveprimi në Instagram nga Victoria, Brooklyn i bllokoi prindërit e tij në rrjetet sociale.

Që nga dhjetori, Brooklyn, Nicola, David dhe Victoria nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Po ashtu, Brooklyn dhe Nicola kanë ndërprerë ndjekjen edhe me Romeo dhe Cruz. Cruz reagoi publikisht, duke thënë se prindërit e tij “nuk do ta hiqnin kurrë nga ndjekja të birin” dhe se u zgjuan të bllokuar pa paralajmërim.

Brooklyn dhe Nicola i kaluan festat e Krishtlindjeve larg familjes Beckham, duke festuar me prindërit e Nicolës. Ndërkohë, në postimet e David Beckham për Vitin e Ri, Brooklyn mungonte në momentet familjare, edhe pse më vonë u shfaq në disa Insta Story.

Pavarësisht përpjekjeve për pajtim, tensionet mbeten të forta, duke e kthyer një nga familjet më ikonike të showbiz-it në qendër të një drame familjare që duket larg zgjidhjes.