Showbiz

“Mission Impossible 7” ndërpret sërish xhirimet, çfarë po ndodh në Itali?!

Vala e dytë e Covid-19 po godet me shpejtësi botën dhe krahas shëndetit tonë ato që preken më së shumti janë bizneset dhe industritë e mëdha, siç është edhe ajo e filmit. Së fundmi, mësohet se xhirimet e “Mission Impossible 7” janë ndërprerë sërish pasi disa pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. Filmi, që po xhirohet gati 2 vite para daljes në kinema po has probleme të shumta edhe për shkak të destinacionit të xhirimit.

Tom Cruise dhe skuadra e tij prej javësh kanë qenë të bllokuar në Venecia për shkak të karantinës dhe frikës së pandemisë. Italia ndërkohë vazhdon të jetë një ndër shtetet me numrin më të lartë të të infektuarve, çfarë po ja vështirëson edhe më shumë punën stafit të filmit aksion.

Ende nuk dihet se kur do të rinisin xhirimet e tij por urojmë që personat e prekur ta kalojnë Covid-19 sa më lehtë. Kujtojmë se në fillimet e pandemisë Tom Cruise mori me qira një fshat thuajse të pabanuar në Itali, ku stafi i tij të mund të xhironte “Mission Impossible 7” pa asnjë problem pasi në të nuk kishte asnjë të sërmurë apo rreziqe të tjera infektimi.