Gjatë programit “Big Love”, Egli Tako mori një mesazh emocionues nga nëna e saj, i cili u shfaq në ekran dhe preku të pranishmit.
Në mesazhin e saj të ngrohtë, nëna e Eglit e falënderon për sjelljen e matur dhe për faktin që nuk ka ofenduar askënd gjatë kohës në “BBVIP”.
Ajo e vlerëson për zemërgjerësinë dhe përqafimet që ka dhuruar, madje edhe për ata që nuk janë sjellur mirë me të.
Faleminderit që nuk ke ofenduar njeri. Faleminderit që i ke dhënë një përqafim në moment të vështirë edhe atyre që janë sjellë keq me ty. Na mungon shumë dhe mos harro na ke krahë në çdo moment
– ishte mesazhi i ngrohtë që nëna i dërgoi Eglit.
Ky mesazh i fortë dhe mbështetës, ngre pyetjen nëse do ta motivojë Eglin të vazhdojë të luajë me të njëjtën qetësi dhe strategji gjatë lojës.