Dy agjencitë kryesore të vlerësimit, Moody dhe Standard & Poor, ulën vlerësimet për ekonominë turke, të ndikuara nga paqëndrueshmëria e Lirës. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se Turqia është e vendosur të sfidojë të gjithë “ata që po bëjnë këtë lojë të shëmtuar ekonomike”. Lira turke është duke përjetuar një krizë të thellë dhe rënie të vazhdueshme, pas tensioneve me SHBA.