Aktualitet

Muaji shkurt nis me mot me shira e dëborë!

Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës, siç njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut nisin me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht, me shtrëngata afatshkurtra në jug.

Gjatë orëve të mesditës e pasdites, marrin karakter lokal, me ndërprerje dhe me intensitet të ulët, në verilindje e jug. Mbrëmja sjell ndërprerjen e shirave në të gjithë vendin.

Në Alpe e në relievet malore verilindje-juglindje mbi 600-800 metra, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era është me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes, me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare. Në zonat luginore, me shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
9/10
Diell re shi

Kukës
4/6
Diell re shi/borë

Lezhë
9/10
Diell re shi

Dibër
3/6
Diell re shi/borë

Durrës
9/11
Diell re shi

Tiranë
9/11
Diell re shi

Elbasan
8/10
Diell re shi

Berat
4/12
Diell re shi

Vlorë
6/12
Diell re shi

Korçë
1/7
Diell re shi/borë

Gjirokastër
4/14
Diell re shi

Sarandë
9/14
Diell re shi