Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka arritur “një marrëveshje vërtet të mirë” me Meksikën. Bëhet fjalë për Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), gati 25 vjet e vjetër. Trump, kritik i madh i marrëveshjes ekzistuese, tha se “kjo është një ditë e madhe për tregtinë”.