Art & Kulturë

Ndahet nga jeta aktori Vegim Xhani

Ndahet nga  jeta në moshën 76-vjeçare aktori Vegim Xhani, pas një ataku në zemër. Ai ishte pjesë e plejadës së artë të humorit shqiptar, mes emrave të spikatur si Skënder Sallaku, Zef Deda, Fadil Hasa, Luftar Paja apo parodistët e Vlorës. Për shumë vjet, Xhani është aktivizuar pranë Estradës së Tiranës, duke lënë një numër të madhe rolesh. Gjithashtu ka interpretuar në vitet ‘90 në disa telefilma, që kanë mbetur në memorien e publikut.