Aktualitet

Ndahet nga jeta artisti i madh Gaqo Çako

Artisti i madh Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare. Ai ishte një nga emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare. Në vitet 1957-1961 studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës dhe pas kthimit në Shqipëri u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë tenori kryesor për tri dekada me radhë. Krerët më të lartë të shtetit por edhe njerëz të artit e kulturës shprehën ngushëllime për vdekjen e tenorit legjendar.