Bota

Ndërkombëtarët apelojnë për vetëpërmbajtje pas shtypjes ushtarake në Zimbabve

Shtypja ushtarake në Zimbabve pas zgjedhjeve parlamentare të së hënës nxiti ndërkombëtarët të apelojnë për vetëpërmbajtje. Kombet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ish-fuqi kolonizatore, shprehën shqetësim për dhunën, që shkaktoi 3 të vdekur nga të shtënat e ushtrisë. Në votimin e parë pas largimit të Robert Mugabe, fitorja i takoi partisë qeverisëse “Zanu-PF”,  por opozita pretendon se zgjedhjet u manipuluan.