Ndërpriten gërmimet për gjetjen e personave nën urën Morandi e shembur një ditë më parë në Xhenova të Italisë. Rreziku i shembjes së një prej këmbëve të urës ka detyruar ekipet e kërkim shpëtimit të ndalojnë gërmimet deri në verifikimet e rastit që do të mund të lejojë rinisjen e kërkimeve. Autoritetet thonë se ka pak gjasa që të gjenden ende persona të gjallë nën rrënoja.