Aktori i njohur, John Hurt i nominuar dy herë për çmimin Oscar, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 77-vjeçare. Aktori i cili njihej për një sërë rolesh të rëndësishme, si tek filmi ”Harry Potter” vuante nga një sëmundje e rëndë që prej vitit 2015. Por pavarësisht sëmundjes, Hurt nuk u shkëput asnjëherë nga skena.