Celebrities Gossip Showbiz

Ndjekësit reagojnë të revoltuar kundër Damiano-s të grupit “Maneskin”! Çfarë ka ndodhur?!

Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano, u pa në rrugë me një bluzë që shkruante “Stranger Things”, sipas serialit me të njëjtin titull dhe në të ishte dhe fotografia e stampuar e Britney Spears. Kjo gjë duket se ka acaruar shumë fansat, nisur dhe nga e gjithë situata e bujshme mediatike dhe telashet lidhur me kujdestarinë e këngëtares.

Dikush shkroi:

Jam shumë e zhgënjyer. Po shkoj të bëj ‘unfollow’ Damiano-n dhe gjithë grupin “Maneskin”.

Edhe ndjekës të tjerë kishin mendime të ngjashme, por sidoqoftë, njerëzit që i kanë dalë në mbrojtje këngëtarit, kanë qenë edhe më të shumtë se kritikuesit.

Si fillim, duhet të dini që Damiano është fans i madh i Britney-t. Ai ka folur për të në intervista, ka kënduar këngët e saj dhe ka folur edhe për #FreeBritney.

Një fans i grupit ka shkruar se:

Njerëzit thjesht duan të ndjellin urrejtje për këdo në këtë pikë. Është thjesht një bluzë dhe “Stranger Things” është referencë për personazhin Eleven. Kaq. Është thjesht një bluzë, jam i sigurt që s’ka patur qëllime të këqija.

Rikujtojmë se, gjatë natës finale të Festivalit Europian, grupi “Maneskin”, përkatësisht lideri i tij Damiano David u kap duke u përkulur në një mënyrë të çudtishme sikur po konsumonte kokainë.