Bota

Ndryshimet e klimës, bie ‘bastioni’ i fundit i Arktikut

Shkencëtarët të alarmuar për shkrirjen e akujve në Arktik. Fenomeni është vërejtur së fundmi edhe pranë brigjeve të Greenlandës veriore, ku akulli është një nga më të trashat në të gjithë arktikun, me lartësinë që arrin në mbi 21 metra. Imazhe satelitore tregojnë se disa nga akullnajat më të vjetra të Arktikut janë zëvendësuar nga milje ujë deti për të parën herë, duke habitur jo pak shkencëtarët dhe monitoruesit e akullnajave.