Në mesin e debateve për kufirin, organizata të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia shprehen kundër çdo ideje për shkëmbim të territoreve mbi baza etnike. Për të shprehur shqetësimin ato i dërguan një letër Kryediplomates Europiane, Federica Mogherini. Aty theksohet se “Përmendja e shpeshtë e mundësisë së korrigjimit të kufijve dërgon mesazh shumë të rrezikshëm për qytetarët e Kosovës, Serbisë, si dhe gjithë rajonit”. Letra kujton se “Parimi i pronësisë etnike mbi territorin, në disa raste e ka shtyrë Ballkanin në konflikte të përgjakshme”.