Bota

Ndryshimi i orës? Jo, faleminderit!

Rreth dy milionë vetë morën pjesë në anketimin në internet, që nisi më 4 korrik dhe u mbyll më 16 gusht. Pyetja ishte a është momenti për një kthesë në orën europiane?. Ekspertët thonë se ndryshimi i orës shkakton rregullisht shqetësime në gjumë, acarim dhe probleme me përqendrimin. Ndaj dhe shumica e të anketuarve kërkuan mosndryshim të orës me argumentin se ndikon në bioritmin e tyre.