Fëmijët nuk fillojnë të gënjejnë në moshën shkollore ata e kuptojnë mashtrimin shumë më herët, madje që në muajt e parë të jetës. Një studim ka treguar se rreth një e katërta e fëmijëve fillojnë ta kuptojnë konceptin e mashtrimit që në moshën dhjetë muajshe. Ky numër rritet në gjysmën e fëmijëve deri në muajin e 17-të, ndërsa deri në moshën trevjeçare, fëmijët bëhen më të aftë, më kreativë dhe më të shpeshtë në përdorimin e gënjeshtrës. Studiuesit identifikuan gjithsej 16 forma të ndryshme të mashtrimit.
Nga fshehja te arsyetimet
Sipas Hoicka-s, rreth moshës dyvjeçare mashtrimi zakonisht shfaqet përmes veprimeve ose reagimeve të thjeshta verbale, si:
- shtirja sikur nuk dëgjojnë prindërit
- fshehja e sendeve
- mohimi (p.sh. fëmija ha çokollatë, por tund kokën kur pyetet)
Këto mund të zgjerohen në:
- kryerjen e fshehtë të veprimeve të ndaluara
- kërkimin e justifikimeve (p.sh. “duhet të shkoj në tualet” për të shmangur detyrat)
Gënjeshtra më të ndërlikuara në moshën trevjeçare
Deri në moshën trevjeçare, fëmijët fillojnë të përdorin forma më të avancuara të mashtrimit, të lidhura me zhvillimin e gjuhës dhe kuptimin e mendimeve të të tjerëve.
Këtu përfshihen:
- ekzagjerimi (“e hëngra gjithë spinaqin”)
- zvogëlimi i së vërtetës
- trillimi (“fantazma e hëngri çokollatën”)
- shtirja sikur nuk dinë apo nuk kanë parë gjë
- fshehja e informacionit
- shpërqendrimi i vëmendjes (“shiko andej!”)
Një pjesë normale e zhvillimit
Shkencëtarët theksojnë se mashtrimi është një pjesë normale e zhvillimit të fëmijës. Këto njohuri mund t’i ndihmojnë prindërit dhe edukatorët të kuptojnë më mirë sjelljen e fëmijëve dhe të dinë çfarë të presin në çdo moshë.
Rezultatet tona mund t’i ndihmojnë të kuptojnë më mirë fëmijët dhe të jenë një hap përpara sjelljeve të tyre, thotë Hoicka.
Ndërkohë, bashkëautorja e studimit, Jennifer Saul nga Universiteti i Vaterlos, thekson se studime të tilla ndihmojnë për të kuptuar më thellë kompleksitetin e mashtrimit njerëzor që nga fëmijëria.