Aktualitet Zgjedhjet 2025

Në kërkim për krime zgjedhore, procedohet penalisht 27-vjeçari në Lezhë!

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim më 5 maj për krime zgjedhore dhe armëmbajtje pa leje u kap sot dhe u vu nën hetim nga policia në Lezhë. Uniformat blu njoftuan:

Në vijim të komunikatës së datës 05.05.2025, ku është shpallur në kërkim shtetasi Xh.S., 27 vjeç, si një nga autorët e dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ju informojmë se: Më datë 18.05.2025, nga Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Lezhë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim policor, Xh.S., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Sipas policisë, në përfundim të veprimeve dhe pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas do të ndiqet në gjendje të lirë.  Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme.