Bota

Në nivel global janë mbi 15 milionë e 700 mijë raste me koronavirus dhe më shumë se 639 mijë viktima

Në nivel global janë mbi 15 milionë e 700 mijë raste me koronavirus dhe më shumë se 639 mijë viktima referuar shifrave të universitetit “Johns Hopkins”. Në Shtetet e Bashkuara vazhdon përkeqësimi i situatës. Në 24 orë u regjistruan rreth 74 mijë të prekur e 1 mijë e 150 viktima. Në total, Amerika numëron më shumë se 4 milionë e 100 mijë të infektuar e më tepër se 145 mijë e 500 vetë që e humbën betejën me COVID-19/ën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, në botë kemi më shumë se 284 mijë raste të reja, një shifër që pritet të pësojë rritje pasi jo të gjitha vendet kanë raportuar pranë OBSH-së. Rritja është me rreth 15% krahasuar me dy ditë më parë. Gjithashtu në 24 orë, në të gjithë globin ndërruan jetë rreth 10 mijë vetë nga koronavirusi.