Shqipëria i është nënshtruar plehrave. Në dekadën e fundit prezenca e mbetjeve është rritur në mënyrë të frikshme. Të dhënat zyrtare tregojnë se në 2007-ën, Shqipëria kishte 700 mijë ton plehra, ndërsa 10 vjet më vonë shifra është dyfishuar. Dy janë mënyrat për agjesimin e mbetjeve përmes landfilleve dhe fabrikave të riciklimit. Por të dhënat e INSTAT-it tregojnë se vetëm 17.2% e mbetjeve i janë nënshtruar riciklimit në vitin 2017.