Është nënshkruar këtë të martë marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO-s, kompanisë shtetërore për sigurinë, që do përfshijë prodhim anijesh, si për nevojat e flotës shqiptare, ashtu edhe në të ardhmen për mundësitë e esksportit.
Në praninë e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologut italian të këtij të fundit, Guido Crosetto, u firmos edhe Letra e Mirëkuptimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.
Crosetto, në fjalën e tij pas nënshkrimit të dy dokumenteve të mësperme tha se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë në një klimë shumë pozitive, e cila do të rritet vazhdimisht, në disa fusha.
LEXO EDHE: Rama njofton hapjen e fushatës në 12 Prill: Mblidhemi në 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës!
“Dhe shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tonë të mirë për të bashkëpunuar me Shqipërinë si në fushën e Mbrojtjes ashtu edhe në çështjet me karakter ekonomik. Sigurisht që anija Libra nuk përbën thjeshtë një pike-mbërritje por një pike-nisje të bashkëpunimit të mëtejshëm të shkëlyqer mes vendeve tona. Ashtu si edhe në bashkëpunimin mes frvcave tona të armatosura edhe në industri. Ne jetojmë në kohë të vështirë ndaj kombet duhet të kupotojnë që duhet të bashkëpunojmë më ngushtë së bashku. Prej ditës së sotme do të rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit që do të forcohet. Nën udhëhjqjen e kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni për të forcuar bashkëpunimin në të gjtha fushat”,- tha Corsseto.
Gjithashtu edhe ministri Vengu deklaroi se kjo ka qenë një vullnet mes dy vendeve për të bashkëpunuar dhe për të shtuar përpjekjet, sipas tij, për industrinë e mbrojtjes.
‘Dhurimi i anijes Libra tregon bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe është një akt që tregon miqësinë tonë. Dhurimi i anijes Libra do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të forcës detare shqiptare. Për efektivat e forcës tonë detare, kjo anije do të rikthejë mundësinë e anijeve me kapacitete ushtarake. Dhe përgjigjja jonë në këtë rast, së bashku me Guidon dhe me ekipin e tij që na kanë mbështetur në këtë rast, nuk ka rëndësi të nisesh në një përpjekje por edhe të ngulmosh, siç është dhe motoja e anijes që kemi pranë. Memorandumi që u nënshkrua sot, mes këtij kantieri dhe KAYO, është një hap i rëndësishëm për jetëzimin e Pashë Alimanit. Bashkëpunimi mes KAYO dhe Fincantieri do të ketë një punë të dyfishtë, ai nuk do të fokusohet vetëm në raportet luftarake por edhe në raportet tregtare mes dy vendeve.’-tha Vengu.
Fincantieri është një kompani italiane ndërtimi anijesh me seli në Trieste, Itali. Ndërtuesi më i madh i anijeve në Evropë, pas blerjes së kompanisë Vard në vitin 2013, u dyfishua në përmasa për t’u bërë i katërti më i madh në botë (në vitin 2014). Kompania ndërton si anije tregtare ashtu edhe ushtarake.
Kompania është e listuar në Borsa Italiana (Bursa e Milanos) dhe është pjesë e indeksit FTSE Italia Mid Cap. Fincantieri projekton dhe ndërton anije tregtare, anije pasagjerësh, anije për përdorim në det të hapur dhe anije luftarake, dhe është gjithashtu aktive në sektorët e konvertimit dhe riparimit të anijeve.
Fincantieri punëson rreth 10,000 punëtorë në tetë kantierë ndërtimi anijesh, dy qendra projektimi, një qendër kërkimi dhe dy impiante prodhimi për komponentë mekanikë. Edhe 10,000 persona të tjerë kontribuojnë në zinxhirët e saj të furnizimit.