Një tjetër incident ngacmimi seksual ka shpërthyer në Spanjë, këtë herë në fushën e lojës.
Pas ngjarjes së njohur të Luis Rubiales, e cila ka shkaktuar shumë debate për “puthjen e pa-konsensueshme” ndaj futbollistes Xheni Hermoso, tani ka dalë një akuzë e re pas ndeshjes mes Espanjolit dhe Barcelonës në futbollin e femrave.
Klubi i Espanjolit ka reaguar me një deklaratë të fortë, duke e quajtur atë që ndodhi në fushë të papranueshëm dhe të pa tolerueshëm, duke shtuar se do të paraqesin çështjen përkatëse tek autoritetet kompetente.
Sipas raporteve, një lojtar i Barcelonës ka prekur pjesët intime të një kundërshtari dhe ka bërë pyetje transfobike, duke shkaktuar akuzat për ngacmim seksual dhe transfobi.
Que dice Mapi León que las imágenes hablan por sí solas y que es inaceptable…
… pero inaceptable siempre, o cuando lo haces tú no es agresión sexual? pic.twitter.com/UYUmpMjz3A— Lin CocoNut (@lincoconut) February 11, 2025
Lojtarja e përfshirë, Mapi Leon, ka mohuar këto akuza, duke deklaruar se nuk ka thënë asnjëherë fjalët që i atribuohet dhe ka kërkuar që versioni i saj i ngjarjes të merret parasysh.
Ajo mund të përballet me sanksione, përfshirë një skualifikim, nëse hetimet zbardhin se ajo ka shkelur rregullat e disiplinës.