Aktualitet

Ngjarja e rëndë në burgun e Fushë-Krujës, reagon Avokati i Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit reagoi ngjarjes së rëndë në burgun e Fushë-Krujës, dy ditë më parë, ku një i dënuar dyshohet se është dhunuar nga gardianët. Erinda Ballanca urdhëroi nisjen e hetimit administrativ për të zbuluar të vërtetën e denoncimit. Gjithashtu ajo rekomandoi sot bërjen e një ekspertimi tjetër mjeko-ligjor të burgosurit të dhunuar.