Vajza 14-vjeçare e David dhe Victoria Beckham postoi në Instagram një video për të ndihmuar në promovimin e produktit më të fundit të nënës së saj, Colour Wash që përdoret për të shtuar pak ngjyrë në sy, buzë ose faqe për një pamje më natyrale. Në video, Harper e vendos produktin në lëkurën e saj të shndritshme, duke e sfumuar lehtë në faqe, hundë dhe vetulla për një shkëlqim më rinor.
Pasi përfundoi tutorialin e shpejtë, Harper i rregulloi flokët dhe i dha kamerës një pozë delikate përpara se ta mbyllte klipin.
“Para se të ishte në çantën tuaj të grimit, ishte në të sajën. Një mostër laboratori, sigurisht,” shkroi Victoria Beckham në faqen e Instagram-it. Fansat në komente nuk mundën t’i rezistonin ngjashmërisë së Harper me prindërit e saj.
Shumë e bukur, ka pamjen e të dy prindërve të saj, shkroi një fans.
Një tjetër komentoi se Harper është me fat që ka një nënë në biznesin e bukurisë.
Imagjino të jesh adoleshente dhe mamaja jote të ketë një markë kozmetike, çfarë ëndrre, shtoi përdoruesi.
Vajzë e Victorias është rritur kaq shumë, komentoi një përdorues i tretë.
Ish-anëtarja e Spice Girl e prezantoi zyrtarisht produktin më 15 korrik nëpërmjet Instagram-it të saj personal. Victoria, 51 vjeç, ndau gjithashtu një video të saj duke bërë një tutorial grimi me ‘Colour Wash’, gjithashtu në nuancën “Flushed”. Në video, Victoria mbante veshur një robdishan dhe flokët e saj të mbështjella me një peshqir ndërsa aplikonte grim në fytyrë. Pasi e lyente me ‘Colour Wash’ në faqe dhe buzë, ajo i tha kamerës:
Jam e fiksuar me këtë produkt duke e ditur se mund të kem atë pamje të lezetshme rozë ndërsa e kaloj gjithë verën time në hije.
“Ndihet si ujë, sepse ashtu është! Ne e kemi mbushur këtë “skuqje” me ujë deti të pasur me minerale dhe ujë frutash kokosi për ta detoksifikuar dhe për t’i dhënë lëkurës atë shkëlqim të freskët dhe energjik që gjithmonë e kërkoj,'” shkroi Victoria në përshkrimin e tutorialit të saj të grimit.
Formula e krijuar e produktit është me tharje të ngadaltë, ju jep kohë për ta përzier para se të vendoset në një ngjyrues afatgjatë.