Celebrities Magazine

Nicole Kidman rikthehet si ambasadore e Chanel pas më shumë se dy dekadash?

Pas më shumë se 20 vitesh nga fushata ikonike për parfumin Chanel No. 5, aktorja fituese e Oscar-it, Nicole Kidman, është bashkuar sërish me shtëpinë e modës si ambasadore e saj.

Paraqitja e saj e parë do të jetë në sfilatën debutuese të Matthieu Blazy si drejtor kreativ i Chanel, ku Kidman do të shfaqet me një këmishë të bardhë të stilit mashkullor dhe xhinse të gjera, pjesë e koleksionit shumë të pritur.

Kidman ka qenë një figurë kyçe për Chanel që nga fushata pranverë 2005 e organizuar nga Karl Lagerfeld dhe vazhdon të jetë pjesë e historisë së markës, duke veshur edhe fustanin e fushatës së vitit 2004 në Met Gala 2023.

Në një deklaratë për WWD, aktorja u shpreh:

Jam e emocionuar që po bashkohem sërish me Chanel, këtë herë nën vizionin e Matthieu Blazy. Chanel ka ditur gjithmonë si të nderojë gratë me inteligjencë dhe elegancë.

Blazy shtoi:

Nicole është mishërimi i gruas Chanel, e lirë dhe gjithmonë në ndryshim. Është një ëndërr të punoj sërish me të.

Presidenti i Chanel, Bruno Pavlovsky, theksoi se marka synon të sjellë fytyra të reja, pa lënë pas ambasadorët e saj besnikë.