Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

“Nisma – Shqipëria Bëhet” nis zyrtarisht fushatën nga Vlora, Lapaj: E keni ju në dorë!

“Nisma-Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt çeli sot  në Vlorë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Duke i’u referuar kundërshtarëve politikë Lapaj shkruan në rrjete sociale; “ Shikoji si po festojnë, erdhi dita… e ke ti në dorë, ose i ndëshkon për çfarë të kanë bërë ose i bekon të vazhdojnë të të bëjnë edhe më keq.

Të kanë prishur shtëpinë?
Të kanë marrë para për legalizimin?
Të kanë lënë pa ilaçe?
Të kanë tallur në administratë?
Të kanë vjedhur pronën?
Të kanë dhunuar me polici?
Të kanë detyruar të ikësh në emigrim?
Të kanë dërguar të fortët?
Të kanë lënë në mjerim?
Të kanë kalbur prodhimin?
Të kanë lënë pa subvencione?
Të kanë lënë pa ujë?
Të kanë lënë pa rrugë?
Të kanë lënë pa shkollë?
Të kanë lënë pa bukë?
Shikoji mirë si po festojnë. Erdhi dita…e ke ti në dorë! Ose i ndëshkon për çfarë të kanë bërë, ose i bekon të vazhdojnë të ta bëjnë edhe më keq.
Nuk ka të mesme. O i ndëshkon o do të ndëshkojnë.