Auto & Moto

Nissan zbulon versionin elektrik të GT-R R32!

Nissan ka punuar në një konvertim elektrik për GT-R R32 që nga marsi 2023. Projekti i diskutueshëm më në fund është gati. E ndërtuar nga një ekip inxhinierësh vullnetarë, makina sportive po shkon në Tokio për prezantim. Meqenëse Nissan mbetet i fshehtë në lidhje me specifikimet teknike, ne mund të spekulojmë për momentin. Duke supozuar se ka ende sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat, GT-R përmban dy motorë elektrikë.

Kompania japoneze e prodhimit të automjeteve Nissan po përdor inteligjencën artificiale për të dalluar papërsosmëritë e bojës në makinat e prodhuara në fabrikat e montimit në SHBA. Rreth tre vjet më parë, prodhuesi i automjeteve filloi të përdorë sistemin e inspektimit të sipërfaqes së lyer bazuar në inteligjencën artificiale të quajtur “Autis”, e cila përmirëson shkallën e zbulimit të defekteve në fabrikë.

Sistemi përdor kamera me rezolucion të lartë për të bërë 15 000 foto të çdo automjeti pasi del nga kabina e bojës. Këto imazhe më pas analizohen nga softueri i inteligjencës artificiale për të gjetur defektet. ”Syri i njeriut mund të zbulojë 85-95% të defekteve, por ‘Autis’ identifikon më shumë se 99,9% të tyre”-theksoi Travis Fritsche, inxhinier i ”Nissan”. Teknikët vazhdojnë të verifikojnë defektet e mundshme të bojës të raportuara nga sistemi duke përdorur monitorët e dedikuar të kompanisë dhe telefonat inteligjentë.