Në një deponi mbeturinash në Këln, galeristi 45-vjeçar Kerem Akar bëri një zbulim të pazakontë; disa piktura të hedhura në mbeturina rezultuan të ishin vepra arti me vlerë të madhe. Akar i vuri re gjatë hedhjes së mbeturinave të tij dhe menjëherë i tërhoqi vëmendjen nënshkrimi në to, ai i artistit të ndjerë Ole Fischer. Pas një kërkimi të shkurtër, ai zbuloi se Fischer, i cili ka vdekur në vitin 2005, është i listuar në disa katalogë arti dhe i njohur në shtëpitë e ankandeve.

Vlera e përgjithshme e dhjetë pikturave të gjetura vlerësohet rreth 90 mijë euro. Ende nuk dihet kush i kishte hedhur veprat në mbeturina. Akar ka thënë se nuk e bën këtë për para, por nga respekti për artin, dhe planifikon t’i ekspozojë pikturat në galerinë e tij në dhjetor. Së fundmi, hajdutët hynë me forcë në muzeun kombëtar të Sirisë dhe vodhën disa statuja të lashta që datojnë që nga epoka romake. Muzeu Kombëtar i Damaskut u mbyll për një kohë të shkurtër pasi grabitja u zbulua.
Muzeu ishte rihapur në janar, ndërsa vendi po rikuperohej nga lufta civile 14-vjeçare dhe rënia e sundimit 54-vjeçar të familjes al-Assad, vitin e kaluar. Muzeu më i madh i vendit strehon antikitete të paçmuara. Pasi filloi lufta civile në mars 2011, siguria u përmirësua me porta metalike dhe kamera mbikëqyrjeje dhe autoritetet zhvendosën qindra objekte në Damask nga i gjithë vendi.