Në vitin 2019, një shpërthim në malin Etna krijoi një pamje mahnitëse që dukej se tregonte një Feniks në qiell. Teksa llava shpërtheu dhe tymi u ngrit, gjithçka mori formën e shpendit mitik, që simbolizon rilindjen dhr ringjalljen.

E kapur në një fotografi mahnitëse nga Davide Basile, imazhi u bë viral shpejt, ndërsa njerëzit u mrekulluan nga kjo formë zjarrtë. Kombinimi i llavës dhe tymit vullkanik krijoi iluzionin e krahëve të hapur gjerë, duke fluturuar drejt qiellit. Pamja, edhe pse natyrale, ngjalli një ndjesi të diçkaje mitike dhe të fuqishme.
Ky fenomen është një shembull klasik i pareidolisë, kur truri i njeriut percepton forma të njohura në modele të rastësishme. Por edhe duke e ditur këtë, është e vështirë të injorosh sesi shpërthimi duket se përputhet në mënyrë të përkryer me formën e një Feniksi.

Mali Etna, i vendosur në ishullin e Siçilisë në Itali, është një nga vullkanet më aktive në botë. Shpërthimet e tij shpesh prodhojnë spektakle mahnitëse, por ky rast veçohet për imazhin simbolik që krijoi.