Xiaomi do të lançojë serinë e re T pas një jave. Xiaomi 15T u fotografua me mbështjellësen mbrojtëse që futet brenda kutisë dhe në të janë shumë specifikime kryesore. 15T do të fuqizohet nga Dimensity 8400-Ultra, i njëjti çipset që është brenda Poco X7 Pro. Megjithatë, ky do të ketë një ekran më të madh 6.83” 120Hz, krahasuar me 6.67” në Poco.

Kjo është gjithashtu më e madhe se ekrani i 14T, i cili ishte 6.67″. Telefoni do të funksionojë me një bateri 5,500mAh me karikim të shpejtë 67W, një përmirësim prej 500mAh krahasuar me T-phone të vitit të kaluar, por është një bateri më e vogël se Poco. Nuk ka detaje mbi kamerat, por lentet Leica Summilux po rikthehen. Për referencë, 14T i vitit të kaluar kishte një kamerë kryesore 50MP (1/1.56”, OIS), një kamerë telefoto 50MP 2x/50mm dhe një kamerë ultra të gjerë 12MP, plus një kamerë selfie 32MP. Përsëri, seria Xiaomi 15T do të zbulohet më 24 shtator.
Ndërkaq, seria Xiaomi 15 e vitit të kaluar debutoi në tetor me Xiaomi 15 dhe 15 Pro dhe sipas informacioneve, seria 16 do të mbërrijë më herët. Një postim i ri nga Digital Chat Station zbulon se modelet Xiaomi 16 do të lansohen në javën e parafundit të shtatorit. DCS beson se lançimin e Xiaomi 16 do ta shohim midis 24 dhe 26 shtatorit.
Kjo nuk është rastësi, pasi Qualcomm do të lansojë çipsetin e saj të ardhshëm kryesor të serisë 8; Snapdragon 8 Gen Elite 2 (ose 8 Elite Gen 5) më 23 shtator. Bazuar në thashethemet më të fundit, presim tre pajisje për lançimin e këtij muaji, duke përfshirë Xiaomi 16, 16 Pro mini dhe 16 Pro Max. 16 Ultra do të lançohet përsëri në një datë të mëvonshme diku vitin e ardhshëm.