Vodhi një lokal dhe një magazinë në Nikël e Qerekë, pranga një shtetasi egjiptian me banim në Nikël. Policia e Krujës njoftoi arrestimin e 43 vjeçarit, pas kallëzimit nga dy shtetas e vijon punën për zbardhjen e të tjera grabitjeve që mund të kenë autorësinë e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi zyrtar policor:
Shërbimet e komisariateve të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të kryera, pas administrimit të kallëzimeve të bëra nga dy shtetas për vjedhjen e një lokali dhe të një magazine, organizuan punën me qëllim kapjen e autorit dhe dokumentimin e rasteve.
Si rezultat i një pune të organizuar dhe në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dy vjedhjeve, shtetasi egjiptian M.Sh., 43 vjeç, banues në Nikël.
Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:
• më datë 20.09.2025, ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël;
• më datë 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.
Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.