Bota

Një spiune ruse në Ambasadën e Uashingtonit në Moskë

Zbulohet një spiune ruse, e cila prej mbi një dekade, punoi e padiktuar në Ambasadën Amerikane në Moskë. Siç bën të ditur “The Guardian”, gruaja kishte akses në materiale me përmbajtje sensitive. Ajo ka patur takime të pa’autorizuara me pjesëtarë të Agjencisë së Sigurisë Ruse. Dyshimet e para lindën në 2016-ën, por, cerifikata e sigurisë iu hoq verën e kaluar dhe u la të largohej, siç thekson “The Guardian”, “Për të fshehur shqetësime të mundshme”.