Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Mali ka thyer heshtjen me një mesazh që ka prekur ndjekësit dhe ka marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale.
Përmes llogarisë së tij zyrtare, ai ka falënderuar publikun për mbështetjen e vazhdueshme gjatë 103 ditëve në spektakël, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një nga eksperiencat më të rëndësishme të jetës së tij.
Kam hyrë në këtë eksperiencë si vetja ime dhe kam dalë po ashtu, me kokën lart dhe me shumë mirënjohje. Fitorja ime jeni ju dhe dashuria që më keni dhuruar
-shkruan Mali në reagimin e tij.

Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh, ai duket se ka marrë diçka edhe më të vlefshme, simpatinë dhe respektin e publikut.
Reagimi i tij është pritur me komente pozitive, ku ndjekësit e kanë vlerësuar për sinqeritetin, qetësinë dhe mënyrën dinjitoze me të cilën e përballoi lojën.
Në një tjetër mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, theksohet se “Mali fitoi Big Brother-in e tij”, duke nënvizuar karakterin, qëndrueshmërinë dhe njerëzillëkun që ai tregoi gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi.