Diskutimi mes Eglit dhe Gjestit është intensifikuar dhe ka kaluar në një tjetër nivel tensioni. Gjesti i kërkoi puthje Eglit, por ajo e refuzoi ashpër dhe e kritikoi për mënyrën e tij të komunikimit.
Megjithatë, Gjesti vazhdoi t’i shprehte dëshirat e ndjenjën e tij, duke insistuar se Egli po e pengonte, ndërsa ajo iu përgjigj me ironi dhe nervozizëm, duke i thënë:
Thirri mendjes ore!
Teksa ai vazhdonte të insistonte, Egli e quajti “budalla” dhe i kërkoi të ndalte.
Pjesë e këtij “debati” u shpalosën batuta të drejtpërdrejta dhe kritika mes të dyve. Gjesti, i cili shprehu më shumë interes për Egli, i kërkoi të bënin dashuri.
Tani prej puthjes nxehet situata, tani s’ka kush e ndal. Të bëjmë dashuri, a po bëjmë dashuri?
Reagimi i Eglit ishte i menjëhershëm duke thënë:
O idiot, boll po të them! Edhe një herë, mbylle gojën. Stop!