Një moment argëtues dhe me plot nota humori ka ndodhur mes Gjesti dhe Eglit, të cilët janë përfshirë në një bisedë mjaft interesante dhe me shumë batuta.
Gjesti, me insistim, ka kërkuar një puthje nga Egli, duke u bërë pengesë që ajo të hynte në dhomën e grimit.
Përgjigja e Eglit ka qenë e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë, duke i thënë:
Më lër të marr make-upin!
Ndërsa Gjesti, duke këmbëngulur, ka vazhduar të dramatizojë situatën, duke thënë:
M’ka kap për t’u puth!
Egli, gjithashtu, nuk ka hezituar të përgjigjet me ironi, duke i thënë:
Ik puthu me vaskën!
Kjo bisedë ka vazhduar me më shumë humor dhe shkëmbim batutash, duke shkuar deri në një rrëfim të papritur nga Gjesti, i cili shprehu:
Ej, që gjashtë muaj s’kam bërë seks!
Në këtë moment, Egli, pa i dhënë shumë rëndësi deklaratës së tij, i ka thënë:
O idiot, kjo nuk është përgjegjësia ime! Dil jashtë, bëj seks, je në terezi? Ç’po më duhet mua?
Në fund, duke u lodhur nga insistimi i Gjesti, Egli ka vendosur të mbyllë bisedën, i dha një zgjidhje duke i treguar derën:
Dil more, këtu ke derën! Hape, dil, ik, dhe bëj ç’të duash!