Celebrities Showbiz

Nuk përmendi as Julin dhe as Romeon, Graciano zbulon 4 finalistët e “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i ka vënë banorët përballë një sfide, ku secili prej tyre duhet të thoshte emrat e katër konkurrentëve që ata mendonin se do të shkojnë në finale. Graciano u shpreh se në finale shikon Heidi Baçin, Jetmirin Salaj Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin.

Graciano: Shoh Jetmirin, Heidin, Françeskën dhe Meritonin. Meritonin sot të paktën ka super situatë, shikoj se ka shumë njerëz kundër, ka njerëz që nuk e pëlqejnë dhe kjo tregon se ka ekzistuar. Shikoj një Jetmir që e ka përçarë shtëpinë dhe mendoj se i ka bërë gjërat mirë. Përsa i përket Heidit është pozitive dhe mendoj që një fitues nuk duhet të jetë ai që ka bërë gjëra të këqija, por duke dhënë pozitivitet. Françeska nuk është surprizë, e kam parë si potencial që ditën e parë kur debatoi me Rozën. Fançeska i ka shkundur mirë gjërat…

Një deklaratë e Meriton Mjekiqit ka shkaktuar debat mes tij dhe Julian Dedës e Rike Roçit, teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”