Kontrolle për udhëtarët në Europë, kufizime për studentët e huaj në SHBA, mbajtja e detyrueshme e maskave. Masat shëndetësore kundër pandemisë kanë rifilluar të fuqizohen ndërsa OBSH shpreh shqetësim për Europën. Në kontinent, janë mbi 207 mijë viktima e mbi tre milionë raste me koronavirus. Organizata iu kërkon vendeve europiane të lehtësojnë masat me kujdes duke parë dhe një rikthim të tyre nëse do të jetë e nevojshme. Disa vende kanë riforcuar kontrollet e udhëtarëve.