Bota

OKB apel qeverisë braziliane: Lejoni Lula-n të garojë në zgjedhje

Komiteti i të Drejtave të Njeriut, pranë Kombeve të Bashkuara, i kërkoi qeverisë braziliane të lejonte ish-presidentin e burgosur, Luiz Inacio Lula da Silva, të ushtronte të drejtat e tij politike si kandidat presidencial. Sipas institucionit që mbikëqyr pajtimin e vendeve me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politik, Lula duhet lejuar të kandidojë në presidencialet e vitit 2018. Ish presidenti i Brazilit po vuan dënimin për korrupsion.