Bota

OKB paralajmëron krizë refugjatësh venezueliane

OKB paralajmëroi se Venezuela po shkon drejt të njëjtit “moment krize” të refugjatëve që u pa në Mesdhe në 2015. Situata mund të dalë jashtë kontrollit pasi vendet fqinje po përpiqen të frenojnë ‘rrjedhën’ e venezuelasve që duan të ikin nga situata e rëndë ekonomike. Në vend ka mungesë ushqimesh, të ilaçeve dhe mallrave bazë.